Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Johanes Hahn ishte për një vizitë në Kosovë ku takoi kryeministrin Ramush Haradinaj.
Por vizitë e Hahn nuk ia ndryshoi mendjen Ramush Haradianjt për takën ndaj mallrave serbe. “Sa më shpejt që të arrihet njohja po”, mësohet se i ka thënë Haradinaj komisionerit Hahn.
Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së.
Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim, presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”.