Vendosni fjalën kyçe....

Mosdekretimi i shkarkimit të Bushatit, Meta tregon arsyen


Presidenti i Republikës Ilir Meta foli  për mosdekretimin për ta shkarkuar Ditmir Bushatin nga posti i ministrit të Jashtëm.

Duke  mos dhënë ndonjë arsye specifike, Meta rikujtoi edhe njëherë se nuk mund ta linte këtë ministri në dorën e një zv.ministri, i cili nuk mund të japë asnjë përgjigje në interes të kushtetutës së vendit.

Presidenti është garant i intersit kombëtar. Asnjë rast nuk i ngjan tjetrit. Presidenti do të shikojë interesin kombëtar. Presidenti është garat i vijimësisë së shtetit. Meqë që ankohet kryeministri, presidenti nuk e ka kot mandatin përtej qeverisë.

“Kam dëgjuar disa spekulime për ministrin e jashtëm edhe për Xhafaj. Së pari ai ka bërë dorëheqjen dhe e ka bërë publike. Rastin e Bushatit, nuk e kam dekretuar se ministri ka përgjegjësi kushtetuese, Nuk mund ta lë ministrinë në dorë të një zv.ministrin.

Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë shumë konstruktive, pavarësisht se sjelljet e mia kanë qenë konstruktive. Nuk mund të japë një përgjigje një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi kushtetuese. Kjo është e gjitha dhe nuk ka asnjë arsye tjetër”- deklaroi Meta nga emisioni “Të Paekspozuarit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *