Vendosni fjalën kyçe....

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, rikthehet lëvizja normale


Prej dy javësh në autostradën Tiranë-Durrës, punimet kishin shtuar trafikun në hyrje dhe dalje të Tiranës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se lëvizja në autostradë është rikthyer si normalisht që prej mbrëmjes së të enjtes, pasi punimet për vendosjen e tombinove kanë përfunduar.

“Sot nga ora 00:00 hapet trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet.
Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar.

Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve.

 I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falenderojmë për mirëkuptimin.“, shkruan ARRSH.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *