Vendosni fjalën kyçe....

Rrëfehet studentja: “Si manipuluan peticionin me emrin tim”


Një peticion po realizohet nëpër fakultete në mënyrë që të përfundojë bojkoti dhe të rifillojë mësimi, por një grup studentësh kanë deklaruar se emri i tyre është përfshirë padrejtësisht në këtë peticion, pasi ata vetë nuk kanë firmosur gjë.

Në një dalje para kamerave, një studente tregoi për mënyrën se si po manipulohet me peticionin në fjalë.

“Po bëhet një peticion për të rifilluar mësimi nuk e di pse emri im ndodhet në listën e peticionit për të bërë mësim, kur unë jam pro bojkotit.

Nuk e dimë se kush i shkruan. Ai peticion është i pavlefshëm se nuk përmban numrin e kartës së identitetit. Personat që po e bëjmë nuk e dimë se çlidhje ka me pushtetin, dhe nuk më intereson. Ne jemi për bojkot”, tha një studente e Fakultetit të Shkencave Sociale.

“Studentët e ekselencës nuk kanë vend në zyrat e kryeministri. Kjo ajkë nuk mund të kompromentohet me manorvat e kryeministrit.

Deri më tani nuk kemi marrë asnjë sinjal pozitiv për kërkesat tona. Edhe tarifat janë bërë sipas dëshirës së kryeministrit dhe prandaj ne do ta vazhdojmë bojkotin brenda ambienteve të fakultetit pa afat”, tha një tjetër student.

Studentët kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzimin e protestës nga ngujim nëpër fakultete në grevë urie. Njëri prej studentëve deklaroi se ishte i gatshëm të sakrifikonte edhe veten për hir të kauzës së përbashkët.

“Do të vazhdojmë ngujimin deri në datën 27-28. Pas datës 28-29 do të marrim një vendim të ri që mbase do të jetë kalimi në një grevë urie. E kemi diskutuar dhe me fakutletet e tjera dhe universitetet e tjera dhe kemi rënë të gjithë dakord. Nuk e kemi bërë më përpara duke qenë se është masa e fundit, masa ekstreme, dëshironim t’i jepnim kohë kryeministrit të merrte veprime. Ai nuk është i qartë as për ato që ka punuar me atë VKM.

Ne që jemi për dy muaj rrugëve, jemi të aftë të sakrifikojmë akoma më shumë, deri edhe veten tonë.”, tha një prej studentëve.

“Kjo teoria e frikës së pushtetit ka që ditën e parë që qarkullon, por ne e kemi treguar për dy muaj se sna mban asnjë por besimi ynë për kauzës”, vijoi më tej një tjetër student./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *