Vendosni fjalën kyçe....

I rrisin normën, 300 punonjës fasonerie në Shkodër ngrihen në protestë: Nuk punojmë në këto kushte!

Ditën e sotme nuk janë vetëm studentët në protestë, apo banorët e Astirit dhe Bregut të Lumit, por edhe 300 punonjës të një fasonerie në Shkodër, të cilët denoncojnë kushtet e vështira të punës së tyre, dhe rritjen e vazhdueshme të normave nga ana e punëdhënesve.

Disa prej grave punojnjë në këtë fasoneri prej më shumë së 15 vitesh dhe thonë se e kanë të pamundur të vijojnë punën në kushtet e tanishme, kur është vendosur t’iu rritet norma e punës.

Ato kërkojnë plotësimin e kushteve të punës dhe janë kundër normës së vendosur nda drejtuesit.

 “Unë jam një punonjëse që kërkoj të na plotësojë kushtet që janë katastrofë, dhe të na rriten rrogat. Nuk do të rikthehemi në punë në rast se nuk marrimn një përgjigje. Unë kam 7 vite që punoj këtu dhe kushtet nuk janë përmirësuar, po shkojmë edhe më dobët sesa kemi qenë”, shprehet një prej punëtoreve në një prononcim për Fax News.

Nëse më parë ishte e mundur që të realizohej për një orë norma e tyre atyre u është ulur në 50 minuta, dhe në këto kushte e kanë të pamundur të realizojnë të paktën normën ditore dhe kjo bën që ato të paguhen vetëm me 400 lekë në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *