Vendosni fjalën kyçe....

“S’e dëmtojmë partneritetin me SHBA-në, s’ka kërkesë për heqje takse ndaj mallrave serbe” – Veseli


Kreu i Kuvendit të Kosovës, Veseli, ka thënë se qeveria dhe politika nuk do e dëmtojë patneritetin me SHBA-në në asnjë mënyrë lidhur me taksën ndaj mallrave serbe.

Veseli e bëri deklaratën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku foli për taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, shkruan Lajmi.net.

Ai ka vlerësuar se kjo masë nuk e lëkund partneritetin me SHBA-në dhe se Amerika nuk ka bërë kërkesë për heqje të kësaj takse.

Veseli ka theksuar se Serbia duhet të respektojë Kosovën si shtet të pavarur.

“Taksa 100 % i ka bërë mirë Serbisë dhe ka qenë si reaksion i agresivitetit të Serbisë. Serbia për një kohë të gjatë ka qenë tepër agresive dhe nuk e ka respektuar Kosovën. Do ta bëjmë çdo ditë që Serbia ta ndjejë dhe respektojë shtetin tonë të pavarur dhe sovran.

Çdo vendim dhe veprim yni nuk është i drejtuar kundër asnjë qytetari dhe komuniteti etnik. Të jenë të sigurt, në gjithë jetën time politike ka veç një partner për vendin dhe kombin tim – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha ai.

Më tej ai shtoi se nga ana e SHBA-së nuk ka kërkesë për heqjen e taksës por ka një thirrje për t’i dhënë mundësi dialogut për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka një kërkesë që t’i jepet perspektivë dhe fuqi Kosovës, në procesin e dialogut. Nuk ka kërkesë për heqjen e taksës, ka kërkesë që t’i jepet mundësi procesit të dialogut në të cilin do të veprojmë bashkërisht.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *