Republika e Palauit ka tërhequr njohjen që ia kishte bërë shtetit të Kosovës 9 vjet më parë. Klan Kosova njofton se njohja është tërhequr pas një presioni të madh të diplomacisë serbe, i përkrahur nga Rusia.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot në një televizion të Beogradit se Serbia ka arritur sukses, duke bindur kështu një shtet të tërheqë njohjen që ia kishte bërë Kosovës, duke mos përmendur emrin e këtij shteti.
Duhet të themi se mardhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar më shumë pas vendosjes së taksës mbi malrat serbe.