Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka dhënë një shfaqje përpara presidentit rus Vladimir Putin, i cili këtë javë ka vizituar Beogradin.
Në darkën zyrtare të shtruar për nder të presidentit rus në Pallatin Serbia, Daçiç këndoi këngën e famshme ruse “Kalinka” si dhe “Rjabinushka”, këngë tradicionale të kënduar nga Ushtria e Kuqe.
Kujtojmë se edhe në vitin 2014, kur Edi Rama vizitoi Serbinë, Daçiç ka kënduar për të “O sole mio”, veprim të cilin e përsëriti gjatë një samiti në Paris.