Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen tubacioni i karburantit në Meksikë, 21 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur (VIDEO)


Një shpërthim ka ndodhur në veri të qytetit të Meksikos, ku kanë humbur jetën të paktën 21 persona dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 70 të tjerë.

Bëhet fjalë për një shpërthim në një gazsjellës, ku dyshohet se disa njerëz kanë shpuar një tubacion për të vjedhur karburantin.

Gazsjellësi kishte hedhur karburant për disa orë pranë rafinerisë së Tula të “Pemex” dhe qindra njerëz ishin mbledhur me bidona plastikë dhe madje edhe automjete në përpjek je për të mbledhur sa më shumë karburant që të mundeshin.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video ku tregohen flakët që kanë përpirë gjithçka dhe tymi.

“RT” shkruan se “Pemex” tha në një deklaratë se zjarri kishte ndodhur për shkak të vjedhjes së paligjshme në tubacionin Tuxpan-Tula në Tlahuelilpan.

Vendi ku ndodhi ngjarja është rrethuar nga Ushtria meksikane, sipas guvernatorit të shtetit Hidalgo Omar Fayad. Pak minuta pas shpërthimit, një tjetër tubacion Pemex shpërtheu në Paso de Mata, pranë San Juan del Río, por askush nuk u raportua i plagosur në atë shpërthim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *