Vendosni fjalën kyçe....

Bujar Nishani padit për shpifje Edi Ramën


Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka vendosur të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama, për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qyteti Studenti”.

Ish-presidenti është shprehur se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

Në një njoftim të PD-së për mediat thuhet: “Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentat që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mencës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty. “

Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.

“Ja pronarët e vërtetë e legjitim të pronës dhe bisnesit për të cilat Mero Çorapja akuzon familjarët e mij që kurrë nuk kanë synuar apo përfituar nga prona publike. Pronarët e vërtetë që baballarët e këtyre që sot vjedhin shqiptarët, jua sekuestruan e grabitën për 50 vjet. Sot jo vetëm i mbysin me taksa, gjoba e gjithfarëlloj maskarallëqesh por dhe ju përgojojnë pronat duke ja veshur të tjerëve pa lidhje. Merja do vij në gjygjin e ligjit, Edvini të shkoj në gjygjin e studentëve, sa më shpejt aq më lehtë. Sot më shumë se kurrë kundër modelit që kutërbon kalbësirë, Edi/Mero!”, shprehej Nishani kur publikoi këto certifikata.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *