Vendosni fjalën kyçe....

Trump dhe Kim Jong Un programojnë takimin e radhës


 

I dërguari i Koresë së Veriut, Kim Yong Chul vizitoi Uashingtonin me një letër të diktatorit Kim Jong-un drejtuar presidentit Donald Trump.

Ai u largua me premtimin e mbajtjes së një samiti tjetër. Pas takimit 90-minutësh në Zyrën Ovale mes Presidentit amerikan dhe ish-shefit të Inteligjencës së Koresë së Veriut, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të takohet me Kim Jong-un në shkurt.

“Ne vijojmë të bëjmë progres në bisedime. Shtetet e Bashkuara do të mbajnë presionin dhe sanksionet ndaj Koresë së Veriut deri në çarmatosjen e plotë bërthamore”, tha Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Më tej, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Peniani ka bërë hapa të rëndësishëm duke fituar besimin e Shteteve të Bashkuara me lirimin e pengjeve dhe me veprime të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *