Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje mes policisë dhe qytetarëve, rrethohet parlamenti grek (VIDEO)


Në Athinë kanë filluar protestat para parlamentit në lidhje me emrin e Maqedonisë. Mijëra qytetarë janë ngritur në protestë para parlamentit pasi nuk janë dakort me emrin “Maqedoni Veriore”, kjo tashmë e votuar edhe nga parlamenti maqedonas pak ditë më parë.

Në sheshin “Sintagma” para Kuvendit grek kundër marrëveshjes së Prespës nën moton “Maqedoni do të thotë Greqi”, qytetarët kërkojnë anullimin e kësaj marrëveshje.  Të paktën 100 mijë qyetarë kanë dalë sot për të protestuar në qendër të Athinës dhe nuk kanë nguruar të reagojnë ashpër ndaj policisë, me gurë dhe zjarr. 

Dhjetëra autobusë janë marrë me qira nga autoritetet lokale, por bashkë me ta kishat dhe manastiret kanë ndihmuar në transportin e njerëzve nga qytetet e tjera drejt sheshit “Sintagma” në Athinë.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *