Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar shkatërrimin sipas tij të kanionit të Holtës në Gramsh.
Në një postim në faqen e tij në “Facebook” shkruan se me firmën e hedhur duke dhënë leje ndërtimi ndaj kompanisë që po ndërton hidrocentralin, po shkatërron një nga bukuritë e rralla të natyrës.
Ndërsa bën thirrje që ndërtimi i hidrocentralit dhe shkatërrimi i kanionit të ndalet.
“Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri.
Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti.
Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë epokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë.
Babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton.
Kjo marrëzi me natyrën e Zotin duhet të ndalet!” – shkruan Boçi në “Facebook”.