Vendosni fjalën kyçe....

Ish-aleati i kryeministrit grek, ironi me kreun e qeverisë pas protestave në Athinë


Në përgjigje të deklaratës së kryeministrit grek, Alexis Tsipras, rreth ekstremistëve që qëndrojnë pas përleshjeve të së dielës gjatë protestës kundër marrëveshjes së Prespes, si kreu i opozitës ashtu edhe ish-aleati i dërguan kreut të qeverisë në detyrë një mesazh në rrjetet sociale.

Kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, shkroi: “Sot, populli grek foli dhe ne duhet të dëgjojmë të gjithë. Qeveria që nënshkroi një marrëveshje kundër ndjenjave kombëtare sulmoi protestuesit paqësorë për të shpërndarë protestën. Ne do të kërkojmë hetim atë që ndodhi sot”.

Kurse Kammenos, ashtu si në stilin që e karakterizon, ish-ministri i Mbrojtjes dhe kreu i Grekëve të Pavarur, ishte edhe më therës në komentin e tij. Ai postoi një foto të vjetër të tij me Tsipras-in në Parlament, kur ata ishin ende aleatë. Në dialogun imagjinar Tsipras thotë:

“Ekstremistët shkojnë në protesta” dhe Kammenos përgjigjet: “Ata që ju kanë bërë kryeministër”, në një referencë të drejtpërdrejtë ndaj Tsipras-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *