Presidenti i Republikës Ilir Meta, sot do të nisë një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.
Me rastin e vizitës së Metës, rrugët e Podgoricës janë veshur me flamujt kuqezi si asnjëherë tjetër, në nder të presidentit shqiptar.
Në mediat malazeze qarkullojnë edhe fotot e shkrepura mbrëmjen e kaluar në Podgoricë, që tregojnë atmosferën e krijuar në kryeqytetin malazes, ku jetojnë edhe shumë shqiptarë.
Presidenti Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit, pas takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi.