Vendosni fjalën kyçe....

A do jetë KLP-ja peng i politikës? Sot provimi i parë


Nga Anila Hoxha

A do jetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ” peng ” i politikës dhe i lojërave me qitje të largët?

KLP e tregon veten sot. Për provimin e pavarësisë. Në dukje mbledhja ngjan proceduriale, por jo…

Dhe nis provimi me dy ankesat e dy prokurorëve të Krimeve të Rënda, Olsian Cela dhe Besim Hajdarmataj, të cilët kundërshtuan në KLP vendimin e kryeprokurores së perkohshme Arta Marku, që i caktoi pa pëlqimin e tyre në rrethe, gjatë një furtune të paprecedentë te Krimet e Rënda.

Disa muaj larg internimit të dy prokurorëve në KLP sapo u shfaqën dy kampet e para.

Qëndrimi 1: Janë anëtarët prokurorë të cilët janë të prerë në qëndrimin e tyre. Ata thonë se ligji është i qartë, asnjë prokuror nuk duhet të transferohet pa pëlqimin e tij.

Ky argument forcohet jo vetëm nga ligji dhe nga vendimi i gjykatës që e konsideroi të paligjshëm urdhrin “Marku”.

Nga grupi i anëtarëve prokurorë brenda KLP veçohet anëtari që vjen nga prokuroria, Besnik Cami, ish-këshilltar i Arta Markut.

Dhe nuk ndodh rastësisht. Ai po përpiqet fort të ruajë prestigjin e ish-shefes, sepse loja është më larg se këtu. Ajo do kandidojë për Prokurore të Përgjithshme, ndaj edhe duhet ruajtur aureola e saj dhe jo vetëm.

Së dyti, njëri nga prokurorët ankues është edhe Olsian Çela, të cilin Marku e “internoi”. Por ai pritet të garojë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe zonjës Marku nuk i duhet përballë një kandidat i fortë andaj loja në KLP është nën tavolinë…

Me preteksin ta shtyjmë këtë pikë ta diskutojmë herë tjetër, një propozim ky aspak i pafajshëm, por pjesë e skemës. Sepse së shpejti KLP do shpallë të hapur garën për Prokuror të Përgjithshëm dhe më mirë që kjo histori të mbahet në sirtare derisa sa…

Kampi 2: Janë anëtarët që janë votuar në parlament. Ata bëjnë lojën e ” jo”, dhe hedhin tezen të shkojmë në Kushtetuese, të bëjmë studim për të gjitha transferimet dhe bla bla bla të shohim çdo ndodhë.

Kete klime e krasiti pak anëtari Alfred Balla, që tha: “I dëgjova të dyja grupet”, megjithëse edhe ai i vendos kapak çëeshtjes “ti marrim on block të gjithë të transferuarit”. Por që thjesht fare do të thote, ta shtyjmë edhe ca..

Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjendet para provimit të parë. Të shohim sa shpresë ka ky vend dhe sa e pavarur eshte KLP.

Votat që do hidhen sot nuk do tregojnë sot si lexohet paligjshmëria e vendimit të Arta Markut, e cila dihet që ka mbështetje politike. Por që kjo e fundit, nëse do të ndikojë te anëtarët e KLP, atëherë ata nuk janë të lirë në votën e tyre.

Por para se të shkojne tek vota, le të shohim a do ta respektojnë minimalen e standartit, që është rendi i ditës.

#duagjyqesortepavarur


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *