Vendosni fjalën kyçe....

Icardi te Interi? Çfarë deklaron bashkëshortja e tij menaxhere


Çështja e rinovimit të kontratës së sulmuesit argjentinas të Interit, Icardi, është temë e ditës në mjedisin zikaltër dhe në atë sportiv italian.

Bashkëshortja e sulmuesit argjentinas të Interit, që shërben edhe si menaxherja e tij, Wanda Nara, ka deklaruar se është e bindur se Ikardi do rinovojë, nëse kjo gjë do varet prej tyre.

Ndërsa u ka bërë thirrje drejtuesve të Interit që t’i ftojnë për të diskutuar lidhur me zgjatjen e kontratës.

“Unë nuk kam pse marr njeri në telefon. Nëse dikush do të bisedojë, të bëhet i gjallë. Shpresoj që brenda kësaj jave të arrijmë të bëjmë një takim.” – tha Nara.

Më tej ajo u përpoq që të qetësojë tifozët e Interit teksa deklaroi: “Jam e bindur 100%. Vullneti ynë është që të vijojmë të qëdrojmë këtu. Por çdo gjë do varet nga bisedimet me klubin. Nuk kemi kërkuar asgjë, as Ikardi dhe as unë dhe ajo që flitet në media s’është e vërtetë. Kërkojmë thjesht që të ulemi dhe të bisedojmë me drejtuesit e klubit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *