Pas deklaratës së deputetes Albana Vokshi në PD, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LSI-së, lidhur me shpjegimin që ministrja Belinda Balluku bëri për anulimin e koncesionit Thumanë-Kashar.
“Termat për PPP-në e kësaj rruge, nuk janë caktuar dhe asnjë lek nuk është parashikuar në buxhetin e shtetit. Ka vetëm një mundësi, rritja për buxhetin e arsimit në 5% me një vendim që e merr vetëm Kuvendi dhe ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. LSI ka vendosur në axhendën e Kuvendit disa akte nënligjore”, theksoi deputetja Kejdi Mehmetaj.
“Kryeministri edhe sot i ka gënjyer studentët sepse edhe në buxhetin e vitit 2019 nuk është parashikuar asnjë qindarkë.”, deklaroi sot Albana Vokshi, nga foltorja e PD-së.
Sipas Vokshit Rama duhet të anulojë koncesionin për incineratorët dhe ato të shëndetësisë, që janë parashikuar në buxhet.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi sot ndërprerjen e kontratës me partneritet Publik-Privat për aksin Thumanë-Kashar.
Në një deklaratë për mediat, e para qëkur Balluku u emërua në krye të Ministrisë së Infrastrukturës në vend të Damian Gjiknurit, deklaroi se paratë që do përdoreshin për ndërtimin e këtij aksi do përdoren për Paktin për Universitetin, pasi sipas saj, në këtë moment, studentët dhe kërkesat e tyre janë përparësia e qeverisë.