Vendosni fjalën kyçe....

Nis seanca plenare, opozita në parlament, pritet votimi i Ramës si ministër i Jashtëm


Prej disa minuta ka filluar seanca plenare ku pritet të votohen dekretet për ministrinë e Jashtme. Në sallën e Kuvendit ndodhen edhe deputetët e opozitës. Ligjvënësit i rikthehen punës pas 4 javë ndërprerjeje aktiviteti parlamentar. 

Sot pritet të votohet dekreti i kryeministrit Edi Rama për të marrë edhe postin e ministrit të Jashtëm të vendit.Po ashtu do të votohet edhe për shkakrimin ne Ditmir Bushatit si ministër të Jashtëm.

” Të miratojmë sa më shpejt ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Zgjedhjet të mos bëhen një pengesë për rrugën tonë në BE. Shumica dhe opozita të bashkojnë vullnetin dhe ambicitet pa kushte. Opozita të bëhet vlerë e shtuar për negociatat e vendit. “, u shpreh kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *