Janë qindra punonjës të Policisë së Burgjeve të cilëve po u mbahen shuma te ndryshme parash nga financa, me arsyetimin se i kanë përfituar padrejtsisht nga VKM-ja nr.101, e cila citon se për çdo orë pune të kryer ditët e festave zyrtare dhe ditët e pushimit javor, punonjësit përfitojnë 25% shtesë mbi page.
Ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani në vitin 2017 ka firmosur që punonjësit e burgjeve t’i merrnin shtesat, ndërsa Drejtori aktual Stefan Çipa pas auditit ka firmosur që gardianëve t’u mbahen shtesat e marra. Aktualisht dhjetra punonjës rezultojnë debitorë.
Pra, e njejta VKM interpretohet në mënyra të ndryshme nga dy drejtues. Kreu i Auditit të Brendshëm në Drejtorinë e Burgjeve Gjin Lleshi pretendon se VKM-ja nr.101 i referohet pagesës për Policinë e Shtetit, por ky argument nuk qëndron. Në bazë të ligjit nr 10032 dt 11.12.2008 neni 3 pika 4 theksohet se Policia e Burgjeve gëzon të gjitha të drejtat për trajtimin ekonomik si Policia e Shtetit./BOOM