Vendosni fjalën kyçe....

Rritet numri i aksidenteve në dhjetor


Në vitin 2018 u numëruan 136 aksident rrugore me një rritje 3 për qind në raport me dhjetor 2017. Instituti i Statistikave raportoi të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore ku pavarësisht rritjes së numrit të aksidenteve, pasojat fatale në jetë njerëzish kanë qenë më të ulëta dhe po kështu edhe të plagosurit.

“Në muajin Dhjetor 2018 numërohen 136 aksidente rrugore nga 132 aksidente të ndodhur në Dhjetor 2017, duke u rritur me 3,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Dhjetor 2018, numri i të aksidentuarve ( të vrarë dhe të plagosur) është 162 persona nga 170 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 4,7 %. Numri i të aksidentuarve në vitin 2018, është 2.291 duke u ulur 12,3 %, krahasuar me vitin 2017. Në muajin Dhjetor 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 23 persona nga 16 që ishte një vit më parë. Në vitin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 213 nga 222 që ishte një vit më parë”, thuhet në raport.

Shifrat reflektojnë të dhëna problematike lidhur me sjelljen e drejtuesve të mjeteve ndërkohë që grup mosha më problematike mbetet ajo 25-35 vjeç që shkakton rreth një të tretën e aksidenteve.

“Në Dhjetor 2018, aksidentet rrugore, në 71,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 31,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 16,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2018, aksidentet rrugore, në 20,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 5,4 % krahasuar me një vit më parë””, vlerëson INSTAT.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *