Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, është shkarkuar nga institucioni që drejton, raporton “News24”.
Në vend të tij, pritet të emërohet ish-ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, e cila u prek nga ndryshimet në qeveri të kryeministrit Rama fundvitin e shkuar.
Shkarkimi i Afrim Qendros vjen pas largimit ditën e djeshme të kreut të OST-së, Klodian Gradeci. Dy lëvizjet e fundit vijnë pas zëvendësimit të Damian Gjiknurit si ministër i Infrastrukturës prej Belinda Ballukut.
Afrim Qendro e emërua në krye të ARRSH-së në shtator të vitit 2017 nga nga ish-ministri i Infrastrukturës, Gjiknuri.
Pas publikimit të falsifikimit të dokumenteve për njërin nga lotet e zgjerimit të rrugës nga Pallati me Shigjeta te Sheshi Shqiponja, punimet u ndërprenë dhe prokuroria nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për të cilën Qendro dha dhëshminë e tij në prokurori më 16 janar.
Pas daljes nga organi i akuzës, Qendro deklaroi për mediat se nuk e kishte shkelur ligjin për tenderat dhe se kishte zbatuar vetëm ligjin. /Hashtag.al