Vendosni fjalën kyçe....

Studentët i rikthehen strategjisë së vjetër, sot protesta te Ministria e Arsimit dhe te Kryeministria


Sot studentët do të ndryshojnë strategjinë e tyre dhe do t’u rikthehen protestave para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

Që prej 10 janarit, studentët e ndryshuan mënyrën e protestimit duke u ngujuar nëpër fakultete, por tanimë duket se protestat jashtë në shesh do rikthehen përsëri.

Duke ju kthyer strategjisë me të cilën nisi kjo protestë, studentët kanë vendosur që të mblidhen në fakultetet përkatëse dhe të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në orën 11:00 dhe më pas drejt Kryeministrisë në orën 13:00.

Studentët nuk janë dakordësuar me propozimin e qeverisë për “Paktin për Universitetin”, pasi sipas tyre ai nuk zgjidh plotësisht kërkesat e tyre. 

Në takimin e djeshëm me studentët në Elbasan, kryeministri Edi Rama tha se e rëndësishme është bashkëbisedimi dhe jo rrugaçëria dhe vullgariteti nga ana e studentëve. 

 “Ajo që është e rëndësishme është që ne jetojmë në një sistem që askush nuk i di të gjitha. Në demokraci nuk ka përgjigje të gatshmë sikush ka përgjigjet e veta. Jemi të përkushtuar që ta çojmë në një nivel tjetër universitetin. Qeveria matet me raportin sesi reagon ndaj problemeve. Është e mirëseardhur ironia, sarkazma por jo rrugaçëria dhe vullgariteti sepse këto nuk janë normale  në një bashkëbisedim.”, u shpreh Rama para studentëve./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *