Vendosni fjalën kyçe....

“Punimet e hidrocentralit në Kanionin e Holtës do bllokohen” – Balla


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla, ka thënë se kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukurës, Balluku, do e bllokojnë ndërtimin e hidrocentralit në Kanionin e Holtës.

Pasi komentoi çështjen e reformës zgjedhore, Balla u pyet nga gazetarët lidhur me çështjen e hidrocentralit dhe ai tha se bashkë me 6 deputetët e tjerë të Elbasanit do e çdojnë shqetësimin e banorëve të Gramshit në qeveri, ku ishte i bindur se ndërtimi i hidrocentralit në Kanionin e Holtës do ndalej.

“Së bashku me 6 deputetët e tjerë të PS-së në Elbasan kemi marrë detyrat parlamentare për të kaluar shqetësimet në këtë komunitet nga të gjithë banorët e Bashkisë së Gramshit.

Kërkesa jonë do të merret në shqyrtim dhe të jeni të sigurtë që kryeministri Rama dhe ministrja Balluku do të marrin të gjitha vendimet për të pezulluar dhe më pas bllokuar çdo lloj ndërtimit që prish, dëmton një aset natyror dhe një atraksion të rëndësishëm turistik për një bashki si e Gramshit, që ka dy bukuri natyrore si Holta dhe Ujëvara e Sotirës.” – deklaroi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *