Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi thirrje qytetarëve: Të ngrihemi në protestë, të rrëzojmë diktaturën e Ramës


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Kamëz u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestave që do organizojë opozita. Ajo u shpreh se vendi është kthyer në diktaturë nga qeveria Rama. 

“Kemi nevojë për të përmbysur këtë sistemin që e ka kthyer vendin në diktaturën e krimit dhe drogës.  Le të fillojë organizmi i LSI për protestën e 16 shkurtit. Të nisë nga kjo bashki që ka pasur revoltën kundër padrejtësive. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për solidaritetit. Kemi nevojë për solidaritet njerëzor për të rrezuar këtë sistem që grabit qytetarët dhe pasurohet duke vjedhur paratë e të varfërve.

Ky sistem që po e kthen vendin në diktaturë të krimit dhe të drogës. Prandaj ne nuk do të ndalemi. Në çdo qytetet të ngrihemi të gjithë ndaj këtij sistemi të kalbur që mbahet gjallë sepse janë shqiptarët e varfër. Opozita e bashkuar ka arsye për të mos u ndaluar”, u shpreh ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *