Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi i Bahri Shaqirit, Meta: Udhëhiqem nga Kushtetuta, interesi kombëtar e publik


Presidenti i Republikës Ilir Meta, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me kandidaturën e Bahri Shaqirit për kreun e KLSH-së.

Në aktivitetin e organizuar sot për 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, Meta tha se do udhëhiqej vetëm nga Kushtetuta dhe interesi publik.

“Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mia. Faleminderit!”, është përgjigja e Metës.

Kujtojmë se pak ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se propozimi i kreut të shtetit është antikushtetues duke qenë se emri i propozuar nuk është ekspert në fushën e financave.

Ndërsa ai përmend se problem tjetër i kandidaturës së Shaqirit është edhe profili sipas tij i lartë politik i kandidatit me LSI-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *