Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ish-kryeministri skocez, sot del para gjyqit


Ish-kryeministri skocez, Alex Salmond, është arrestuar dhe akuzuar e do të dalë në gjyq ditën e sotme, ka pohuar zyra e prokurorit.

Një zëdhënës i policisë së Skocisë tha: “Ne mund të konfirmojmë se një burrë 64 vjeçar është arrestuar dhe akuzuar dhe një raport i është dërguar prokurorit fiskal. “

“Sky News” njofton se Salmond ishte pyetur nga policia të mërkurën para se të arrestohej, por nuk ishte mbajtur në paraburgim gjatë natës.

Ish kreu i Partisë Kombëtare Skoceze, është nën hetim nga Policia e Skocisë, pas një kërkese të qeverisë skoceze të Nicola Sturgeon, pas akuzave të dy grave, që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht prej tij disa vite më parë.

Qeveria skoceze dha raportin e saj përfundimtar në polici në gusht 2018. Salmond i ka mohuar pretendimet, të cilat datojnë që nga viti 2013, kur ai kryeministër.

Policia dhe prokurorët nuk kanë dhënë asnjë informacion të mëtejshëm mbi arrestimin, pas akuzave të reja kundër Salmond.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *