Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë në burg pa afat Erigers Mihasin, i dyshuar për grabitjen e banesës së Elton Çiços katër vjet më parë në qytetin e Tepelenës.
Seanca e cila filloi në orën 14:30 të ditës së sotme, ka zgjatur 10 minuta ndërkohë që paraprakisht ishin marrë masa nga Policia e Gjirokastrës për të ruajtur ambjentet brenda dhe jashtë godinës së Gjykatës së Faktit.
Mësohet se prova e vetme që mban Mihasin pas hekurave, janë shenjat e tij të gishtërinjve në automjetin që u përdor për grabitjen me armë të banesës së Elton Cicos në shtator të 2015.