Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Opozita po përgatitet për t’i dhënë goditjen finale Ramës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita po përgatitet për të rrëzuar qeverinë e Ramës dhe bandave të krimit.

Berisha në emisionin “Opinion” deklaroi se opozita dhe populli do i japë goditjen  finale Kryeministrit.

“Unë mendoj se opozita po del përballë historisë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar. Opozita ka vendosur një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e kakistokracisë, kakistos-më i keqi. Nëqoftë se ka një regjim që keqësoi me standardet e veta dhe bëmat dhe gjëmat e këtij vendi pas Enver Hoxhës është regjimi i Edi Ramës.

 Dëshmia më e mirë është filmi që po qarkullon për mafian shqiptare. Në vitin 2005-së vendi dominohej me bandat. E gjithë evropa në atë kohë ishte mbushur me titujt që mafia shqiptare më e rrezikshmja, por lufta e organizuar përmbysi bandat. Sot janë bërë famozë mafia, kur një ministër të del i lidhur këmbë e kokë me drogën dhe ti më pas vendos ministër vëllain e kokës së trafikut ndërkombëtar atëherë del që ti je i lidhur këmbë e kokë me krimin”. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *