Vendosni fjalën kyçe....

Rama uron Zaevin dhe Tsipasin: I dhatë fund konfliktit mes dy vendeve


Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur “Marrëveshjen e Prepsës” e cila u votua nga parlamenti grek me 153 vota pro, 146 kundër dhe një abstenim.

“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama: E vështirë, mund të prodhojë politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan Rama në Twitter.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *