Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj-ambasadës amerikane: Të na njohë Serbia si shtet pastaj do heqim taksën


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj ambasadës amerikane në Kosovë në lidhje me taksën ndaj mallrave serbe. 

Haradinaj është shprehur se Kosova është e interesuar ta pezullojë taksën vetëm nëse ka gatishmëri nga Serbia për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Këto komente Haradinaj i bëri pas vizitës në një k0mpnai, teksa theksoi se këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojnë ekonomisë. “Jo jo nuk ka diçka të kësaj natyre. Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politikë në Kosovë do të thotë këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullu, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezullua taksën nëse ka gatishmëri për me u rregullua marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra”,  ka shtuar ai, raporton Klan Kosova.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *