Ministrja e Infrakstrukturës Belinda Balluku është sot në një takim me banorët në Kanionin e Holtës. Bashkë me të janë edhe Blendi Klosi dhe Taulant Balla.
Banorët i kanë kërkuar ministres që ky projekt të anullohet pasi nuk është e drejtë të prishtet kjo bukuri natyrore e cila është e nevojshme edhe për bagëtitë.
“Ja lini njerëzve të soditin këtë vend këtu. Mos na i prekni. Këtu vijnë kush e di sa njerëz.”, u shpreh një banor.
Ndërsa një tjetër iu drejtua ministes: “Ky është një aksion që kemi marrë për të gjitha Hecet për të parandaluar të gjitha problematikat. Na thuaj do e anullosh apo jo?”.
Ministrja Balluku u shpreh se në këtë Hec janë pezulluan punimet por nuk theksoi se nuk do anullohet si projekt.