Një person është arrestuar nga policia e Tiranëss pasi mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet B.B., 39-vjeç, në rrugën “Zydi Herri”, pas një konflikti ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë-Arrestohet një 39-vjeçar për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Sekuestrohet një armë zjarri “pistoletë”.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- B., 39 vjeç.
Ky shtetas në rrugën “Zydi Herri”, pas një konflikti ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.