Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi barazon me Laçin, goditet me sende të forta anësori


Laçi ka rezultuar një mur i vërtetë për Kukësin këtë fundjavë duke mos i dhënë mundësinë verilindorëve që të afrohen më tej në garën për titull.

Verilindorët e patën të pamundur që të shënonin qoftë një golqë do iu jepte mundësinë për të qëndruar në të njëjtin hap me Partizanin i cili ditën e djeshme morri një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut.

Nënkampionët kanë pretenduar një penallti pas rrëzimit të Et’hemit në zonë në fillim të takimit, por kryesori Hamiti ka vlerësuar jo faull kontaktin e lojtarit të Kukësit me Fangajn.

Ndeshja është shoqëruar me kore ofensive të tifozërisë vendëse drejtuar skuadrës së Laçit apo dhe hedhje sendesh të forta në fushën e lojës, ku në minutën e 62-të është goditur në kokë anësori Denis Rexha, me kryesorin Hamiti që ndëpret për disa çaste takimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *