Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka kërkuar shkarkimin e Arta Markut pasi ka shkelur ligjin për Bujar Sheshin anëtarin e KLP-së.
Sipas Vasilit Marku ka shkelur ligjin 115/2016 dhe dy nenet përkatëse të tij, pasi nuk priti informacionin nga Autoriteti për Informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për Bujar Shehsin i cili sipas dokumenteve të denoncuara ka qenë i pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.
Postimi i plotë:
Arta Marku te shkarkohet dhe te ndiqet penalisht,ndryshe reforma ka vdekur!
Shkelja flagrante dhe e qellimshme e ligjit nga Arta Marku, ne rastin e Bujar Sheshit eshte nje skandal i thelle,kritik dhe i pakapercyeshem.
Pergjegjesia e mbulimit te kesaj ceshtje dhe e shqyerjes se filtrave ligjore te percaktuar nga reforma ka vetem nje fajtor Arta Markun prokuroren e pergjithshme.
Arta Marku i eshte drejtuar Autoritetit per Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit te Shtetit ne 26 tetor 2018.Autoriteti eshte pergjigjur ne 22 janar 2019.
Pra eshte shume e qarte, qe pa pritur pergjigjen e verifikimit mbi integritetin e figures Arta Marku ka percjelle kandidaturen si kandidature,qe ploteson kriteret, duke Shperdoruar Detyren ne menyre flagrante.
Shkarkimi i Arta Markut eshte vetem hapi i pare.
Ligji eshte i qarte si drita e diellit.
Veprimet antiligjore skandaloze te Arta Markut,prokurores se kapur nga Edi Rama,s’ka alibi qe ti justifikoje.
Shkarkimi i Arta Marku eshte vija ndarese: ose per te shpetuar nje reforme ne drejtesi te bere pis qe ne fillim ose per ta shnderruar perfundimisht drejtesine ne nje zgjatim dhe ne nje mbrojtese te maxhorances dhe ne funksion te kriminalizimit e korrupsionit te ulerites te saj.
Ligji percakton qarte pergjegjesite dhe detyrimet te cilat Arta Marku i ka shkelur dhunshem duke shperdoruar detyren.
Lexoni cfare thote ligji per detyrat e Prokurores se Pergjithshme:
- Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
Neni 109
“1. Brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e shprehjeve të interesit, nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, administrata e Prokurorisë së Përgjithshme verifikon plotësimin e kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 105, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji, dhe shpall zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme”.
Neni 279
“3. Brenda 7 ditëve nga paraqitja e dokumentacionit, sipas nenit 108, të këtij ligji, Prokurori i Përgjithshëm verifikon përmbushjen e kritereve ligjore, sipas procedurave të parashikuara në nenin 109 të këtij ligji. Në rast se kandidati nuk i plotëson kriteret, Prokurori i Përgjithshëm njofton kandidatin dhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.”
Pse Arta Marku shkeli ligjin dhe nuk priti pergjigjen e Autoritetit te Dosjeve te Sigurimit te Shtetit?
Pse Arta Marku percolli kandidatin pa kryer verifikimin e plote?
Per llogari te kujt e shkeli ligjin?
A e ka te qarte se Arta Marku se me veprimet e saj minonte reformen ne drejtesi?
Ketyre pyetjeve dhe shume te tjerave…Arta Marku do te duhet tu pergjigjet perpara drejtesise dhe perpara shqiptareve qe prisnin shume nga reforma ne drejtesi,por sot po perjetojne nje zhgenjim te thelle dhe trondites.