Vendosni fjalën kyçe....

Sukaj drejt kalimit te Flamurtari


Xhevahir Sukaj mund të luajë në Vlorë në pjesën e mbetur të sezonit.

Mes sulmuesit që ka spikatur në Superiore dhe drejtuesve më të lartë të kuqezinjve ka pasur edhe bisedime ditën e sotme.

I kontaktuar nga “Vipsport. al”, Xhevahir Sukaj konrmon kontaktet me Flamurtarin:

“Po, jam në bisedime me Flamurtarin, madje janë në rrugë të mbarë.

Për mua është një klub që kam konsideratë me traditë dhe pretendime, por ende nuk ka firmë nën kontratë.

Nëse realizohet natyrisht që do ja vlente”, – tha Sukaj.

Në pjesën e parë të sezonit, Sukaj firmosi në Laç, por e mbylli më shpejt nga sa u mendua aventurën me bardhezinjtë.

Natyrisht që me një sulmues goli si Sukaj, sulmi i Flamurtarit do të ishte i frikshëm edhe në pjesën e dytë të sezonit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *