Vendosni fjalën kyçe....

“Ka marrë leje për pallat në Durrës, prandaj doli pro Ramës”, Noizy i përgjigjet akuzave (VIDEO)


Shumë është komentuar postimi i Noizyt muajin e kaluar, ku i bënte thirrje studentëve për dialog.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, është ndër personat që e ka kritikuar publikisht Noizyn për pozicionimin e tij karshi protestës studentore. Ndocaj e quajti reperin “këngëtar tallavaje dhe me 5-vjeçare”.

“Noizy i tallavasë me 5-vjeçare u jep mend mbi 10 mijë studentëve që s’kanë lekë për të mbaruar studimet dhe i bashkohet velinës dhe bandës së Edvinit me paturpësinë më të madhe”, shkruante ish-deputeti asokohe.

Mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Ndocaj tha se Noizy ka përfituar një leje për një pallat në Durrës, pas propagandës kundër studentëve protestues.

 “Isha në Orosh në një shkollë pa energji elektrike dhe aty rastësisht në tualet pashë që fëmijët kishin shkruajtur emrin e grupit të Noizyt OTR. E filmova, e publikova dhe ishte ironike sepse Noizy u bashkua me anti-studentët. Duke qenë se Noizy nuk e di nga e ka derën universiteti, thashë ç’ne ky. Sipas thashethemeve ai ka marrë një leje për një pallat në Durrës, që të thonte këtë. Nuk dua të shpik, por kështu kam dëgjuar”, u shpreh Ndocaj.

Moderatori i emisionit Ermal Mamaqi, e mori Noizyn në telefon live në emision për ta pyetur nëse deklarata e Ndocajt ishte e vërtetë. Por reperi e mohoi këtë.

 “Atë postim nuk e kam bërë për asnjë çështje interesi, por për të mbrojtur të rinjtë sepse ata mund të ishin të afërm të mi, janë fansat e mi, mund të isha unë ose motra ime. Nuk është bërë për asnjë çështje politike. As nuk kam lidhje fare. Mua s’më rruhet për asnjë anë politike se unë gjithçka e kam bërë me forcën time”, iu përgjigj Noizy pyetjes së Mamaqit. 

Momentin kur Mamaqi telefonon Noizyn, mund ta ndiqni në minutën 15:56 të videos së mëposhtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *