Një shqiptar në Londër është bërë viral në rrjetet sociale, pas sherrit me një shtetas londinez.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, tregohet se si shqiptari i acaruar, merr shufrën e hekurit për t’u rrahur me londinezin.
Nuk dihen arsyet e sherrit të tyre, por shqiptari ishte i shoqëruar edhe me të bijën, e cila i flet në shqip: “Babi, babi, o ba, stop. Babi please. Hajde ikim o ba”.
Por fjalët e të bijës ranë në vesh të shurdhër, pasi shqiptari vazhdon konfliktin. Ai nuk i ka kursyer të sharat jo vetëm në anglisht, por edhe në shqip ndaj londinezit. Ky i fundit i thotë shqiptarit se e ka filmuar me kamera dhe të nesërmen do ia tregonte të gjitha policisë.
Shqiptari padashje prek makinën e një tjetër personi, ndërsa tentonte të gjuante me shufrën e hekurit personin me të cilin ishte konfliktuar. Kështu në sherr u përfshi edhe pronari i makinës. Ata konfliktohen me grushte dhe shqelma.
Në fund shqiptari me vajzën largohen para se policia të vinte.