Vendosni fjalën kyçe....

Princi Philip kërkon falje pas aksidentit me makinë


Princi Philip i Britanisë së Madhe, i ka shkruar një letër gruas që aksidentoi mw 17 janar, duke thënë se ndihet “thellësisht keq”.

Sikurse shkruan “BBC”, duka i Edinburgut i ka uruar Emma Fairweather shërim të shpejtë, duke shtuar se ai është tronditur nga aksidenti.

Duka i Edinburgut ishte në drejtimin e një Range Rover dhe po dilte nga një rrugë me pemë kur ndodhi aksidenti.

Sipas dëshmitarëve okularë, makina me të cilën duka po lëvizte u përmbys. Dëshmitarët okulistë thanë se ndihmuan princin të dilte jashtë automjetit. 

Duka 97-vjeçar shprehet se nuk e pa makinën ku ajo ishte pasagjere ditën e 17 janarit, për shkak të diellit të ndritshëm.

“Me fjalë të tjera, dielli po shkëlqente mbi rrugën kryesore. Në kushte normale unë nuk do të kisha vështirësi të shihja makinën që po vinte … por unë vetëm mund të imagjinoj që nuk e kam parë makinën dhe jam shumë i penduar për pasojat “, shkroi ai.

Ai shtoi: “Unë u trondita disi pas aksidentit, por u lehtësova shumë që asnjë prej jush nuk u plagos rëndë.”

Duka tha se një turmë filloi të mblidhej dhe ai ishte këshilluar nga një oficer lokal i policisë që të kthehej në Sandringham.

Fairweather,46 vjeçarja që theu njërin krah nga aksidenti, e përshkruajti letrën si gjest të mirë nga princi.

Ajo para letrës ishte ankuar se nuk ka pasur interesim direkt nga princi Philip, por vetëm nga autoritetet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *