Gjendet një trup i pajetë në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër të njësisë Ndëmënas në Fier. Mendohet që personi është përplasur nga një makinë dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit te Fierit dhe është identifikuar si Arif Xhafa. Sipas policisë, 20-vjeçari është gjetur nga familjarët dhe babai e ka shoqëruar për në spitalin e Fierit.
“Gjatë orëve të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.Xh, 20 vjeç.
Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur. Po punohet për identifikimin e mjetit dhe drejtuesin e tij.
Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia e shtetit.