Vendosni fjalën kyçe....

“Rroftë policia!” – Lind në Francë lëvizja kundër Jelekëve të Verdhë (Video)


Zemërimi mbi dhunën dhe vandalizmin që ka shoqëruar demonstratat javore të Jelekëve të Verdhë, ka nxitur krijimin e një lëvizjeje të re proteste – Shallat e Kuq e Kuqe – që tregojnë për ndarje të reja brenda shoqërisë franceze.

Duke thërritur “Ne gjithashtu jemi populli!”, rreth 10.000 aktivistë marshuan nëpër rrugën e Parisit duke i bërë thirrje autoriteteve për të rivendosur rendin publik.

Ndërsa disa në turmë thanë se fillimisht e mbështetën agjendën dhe kërkesat e Jelekëve të Verdhë, shumë njerëz po rishqyrtojnë pikëpamjet e tyre pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin prej disa muajsh.

Mbi 2,000 njerëz janë plagosur në përleshjet me policinë që kur protestat e Jelekëve të Verdhë filluan më 17 nëntor.

Ndërsa Jelekët e Verdhë, akuzojnë qeverinë për përdorimin e forcës së tepruar kundër tyre, ata që përfaqësojnë Shallat e Kuq besojnë se autoritetet kanë të drejtë të ndërhyjnë për të rivendosur rendin. “Rroftë policia, rrofshin xhandarët!” – thërrisnin ata në tubimin e së dielës.

Shallat e Kuq, të cilët në shumicën e madhe përpiqen të qëndrojnë larg çdo agjende politike, thjesht duan që gjërat të kthehen në normale, bazuar në vlerat e Republikës Franceze.

“Ne e hedhim poshtë dhunën. Ne mbrojmë Republikën. Ne promovojmë dialogun.” – janë shprehur ata për mediat fraceze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *