Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet drejtori i KESH-it, kush e zëvendëson


Shkarkohet nga detyra Agron Hetoja, drejtori i KESH-it. Mësohet se në vend të tij është vendosur Benet Beci, i cili më herët ka mbajtur detyrën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Pas ndryshimeve të fundit në qeveri, kryeministri Edi Rama pati paralajmëruar edhe ndryshime në në nivele të larta të administratës ku siç u shpreh ai vetë “përfshihen drejtorë të mëdhenj dhe drejtues rajonalë në qarqe”.

Këto ndryshime do të preknin drejtori të rëndësishme si drejtoria e Tatimeve, Drejtoria e Doganave, OSHEE, OST, KESH. Një javë më parë dha dorëheqjen drejtori i OST-së, Klodian Gradeci.  Në vendin e tij ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka propozuar Skerdi Drenovën.  Po ashtu nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro, i cili është zëvendësuar nga ish-ministrja Sonila Qato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *