Ministren e Arsimit, Shahini nuk e mbajnë nervat. Ajo është larguar në mënyrë demonstrative nga komisioni i Edukimit, ku po diskutohej protesta dhe kërkesat e studentëve.
Deputetët nisën pyetjet ndërsa ministrja i tha kryetares së komisionit, Vokshi, se mund t’ia dërgonin me shkrim pyetjet dheështë larguar nga komisioni.
Vokshi i kërkoi Shahinit të mbante shënim pyetjet e deputetëve, pasi ishin mbi 20 të tilla.
“Zonja ministre, a po e nisni ju detyrën duke shkelur ligjin për Arsimin parauniversitar? Duke zhvendosur mësimin nga fakultetet në shkollat e mesme? A jeni dakord që vajza të vogla 14-15 vjeçare, të zhvillojnë mësimin në të njejtin ambient me studentët që janë të rritur? A nuk duhet një marrëveshje?” – pyeti Vokshi.
Ndërsa ministrja e Arsimit u përgjigj duke thënë: “Zonja Vokshi, a mund të m’i dërgoni me shkrim pyetjet? Mund t’i përgjigjem në një kohë të mëvonshme. Ditën e mirë! – dhe pas kësaj largohet nga komisioni.
Pas kësaj Vokshi e quajti të turpshme largimin e Shahinit, teksa komentoi: “Kjo është e turpshme! I gjithë opinioni e shikon tani se kë ka vënë ministre tani Edi Rama!” /Hashtag.al