Është përcaktuar treshja e gjyqtarëve që do shqyrtojnë dosjen e Klement Balilit. Shorti u hodh ditën e sotme te Krimet e Rënda dhe emrat e gjyqtarëve që do e shyqrtojnë dosjen e tij janë Flora Hajredinaj, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.
Dosja e Klement Balilit ka vajtur në gjykatë pak ditë më parë ndërsa avokati i tij, Sollaku, ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij.
Klement Balili kishte rreth 2 vjet në arrati para se të dorëzohej pak javë më parë, teksa dosja e tij u çua në gjykatë nga ana e prokurorisë.
Balili i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij për trafik ndërkombëtar droge.
Flora Hajredinaj është gjyqtarja që ka dhënë masën arrest me burg ndaj ndaj ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Dritan Zagani, me kërkesën e prokurorit të çështjes, Anton Martini, në vitin 2014, kur Zagani akuzohej për dekonspirim të aksioneve të policisë.