Teksa studentet po debatonin me Veliajn, një nga personat e stafit që shoqëronin kryebashkiakun i afrohet studentes dhe i kërkon të mos filmojë dhe të heqë telefonin.
Ai përpiqet që t’i heqë telefonin nga dora studentes ndërsa kjo e fundit i kërkon atij që të mos e prekë me dorë, pasi është mjedis publik dhe se mund të filmojë kë të dojë.
“Mos më prek me dorë. Është mjedis publik dhe nuk i marr leje askujt për të filmuar. Hiqe dorën e mos më prek.” – dëgjohet teksa flet në sfond studentja.
Kryebashkiaku Veliaj ka vajtur sërish në Qytetin Studenti në një ritual tijin për të folur lidhur me rikonstruksionin e godinave, të studentëve.
Teksa ai po mbante fjalën para studentëve në godinën 26-27, studentët e kanë kritikuar. Më tej një studente i ka kërkuar llogari përe vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.