Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet një person i dyshuar për vrasjen e ish-oficerit në Selitë


Mesditën e sotme u vra me armë zjarri në Selitë të Tiranës, Arben Bilali, ish-efektiv policie. Viktima u qëllua me armë zjarri në vendin e quajtur stacioni i Tiranës së Re. Ende nuk është ndërtuar skema e ngjarjes por në vendin ku ndodhi atentati janë gjetur nga policia shumë gëzhoja. 

Autorët e dyshuar e kanë qëlluar disa herë nga një makinë tip Mercedes-Benz dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një makinë në ngjyrë të zezë. Ai u dërgua me shpejtësi në spitalin e Traumës por mundi dot t’u mbijetonte plagëve. Raportohet se është ndaluar nga policia një person i moshës 30 vjeç, i cili dyshohet  është përfshirë në atentatin ndaj Bilalit mesditën e sotme.

Arben Bilalit i është organizuar dhe një atentat në vitin 2010 por atij mundi t’i shpëtonte. Ish-polici është përfolur për një vrasje të ndodhur vite më parë, edhe pse zyrtarisht nuk ishte paditur asnjëherë për këtë krim. Mësohet se bashkëshortja e 50-vjeçarit është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Por disa vite më parë në 2010 u ekzekutua me 4 plumba edhe një nga vëllezërit e viktimës, Leonard Bilali, ish-mundësi i Dinamos. Po në stacionin e fundit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tonini” u vra edhe Leonard Bilali.  Në 1998 është ekzekutuar me armë zjarri edhe vëllai tjetër Bujar Bilali.  Për të gjitha vrasjet ende nuk ka autorë.  Që prej vrasjeve të vëllezërve të tij vtiktima e sotme qëndronte i ngujuar. Në banesën e tij ka kapera në çdo cep. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *