Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pakoja e eksplozivit në hyrje të lokalit në Vlorë


Mëngjesin e sotëm është gjetur një pako e dyshuar me eksploziv përpara derës së një lokali në Vlorë. Mësohet se pakoja e dyshimtë është vendosur në lokalin në pronësi të Adriatik Brahimit, në rrugën e  “Çipajve”.

Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer ende dhe forcat xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për ta ç’montuar.

Pakoja e dyshimtë u konstatua nga pronari i lokalit, i cili ka njoftuar dhe policinë.

Sipas informacione policore eksplozivi ishte me fitil. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka vendosur edhe perimetrin e sigurisë.

“Më datë 31.01.2019, në orën 07:20, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e “Çipajve” është konstatuar një pako e dyshimtë.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *