Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Bashës për Ramën: Më 16 shkurt do shkulesh nga karrigia, ndryshimi do vijë


Opozita është larguar nga Kuvendi pas fjalës së kryetari të Partisë Demokratike, Basha.

Ky i fundit theksoi se populli do e shkulë nga karrigia kryeministrin Rama në protestën e 16 shkurtit nëse kriza politike nuk përfundon më parë.

“Në 16 shkurt nuk do të mblidhemi për pushtet, por për ndryshim! Ndryshim të madh që do të kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur edhe  socialistëve shqiptarë. Më 16 shkurt, nëse kjo krizë politike nuk përfundon përpara, vullneti i përgjithshëm i shqiptarëve do të shprehet dhe nuk ka forcë ta ndalë.

Edi Rama do të shkulet nga karrigia e kryeministrit. Fatura e shkuljes së Edi Ramës nga karrigia varet në një masë të madhe dhe nga ndërgjegja e socialistëve të ndershëm. Do të lejoni ta çojë këtë faturë në nivelet më të larta të mundshme për popullin? Për fëmijët tuaj apo do të bashkohemi të gjithë së bashku perden e shfaqjes më të shëmtuar dhe më të kushtueshme që ka pasur ky popull në kurriz. 16 shkurti me ndihmën e Zotit dhe bashkimin e shqiptarëve do të jetë një ditë ndryshe.” – tha Basha.

Më tej Basha tha se Zëri i Amerikës faktoi atë që kishte thënë opozita më parë dhe fakte të tjera do dalin në ditët në vijim dhe vendin e kontrollojnë bandat.

“Lidhja me krimin, shitblerja e votës na kanë sjellë në këtë ditë. Zëri i Amerikës e faktoi gjithçka që ne kemi thënë dhe të tjera fakte do të dalin në ditët në vijim. Rama e refuzoi vetingun, por vetingu i politikanëve do të bëhet. E vetmja shpresë Ramës i ka mbetur tek bashkëpunëtorët e Sigurimit, por edhe ata do të alrgohen me turp. Vendi është zhytur në krim. Bandat kanë marrë vendin nën kontroll. Vendi po zhytet në mjerim.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *