Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kareaguar ashpër ndaj Prokurorisë lidhur me njoftimin se ka nisur hetimet për nxjerrjen e të dhënave sekrete pas publikimit të përgjimeve nga “Zëri i Amerikës”.
Vasili shprehet se ka arritur fundin, me nisjen e hetimit ndaj “Zërit të Amerikës”, duke e konsideruar këtë një turp.
“Prokuroria hap hetim per Zerin e Amerikes me urdher te zvarranikut te karriges Edi Rama !!??
Faqe e zeze e prokurorise se kapur nga zvarraniku i pushtetit edi rama.
S’ka te krahasuar as me partine e punes.
Kjo prokurori e turpit mbylli veprat penale edi rames:
1.qe i kerkoi policise te bente fushate elektorale oer partine socialiste,
2.qe mashtroi popullin dhe tha se kish bere ekspertizen e audiopergjimit te vellait te ish ministrit te brendeshem,
3.qe i mbylli ceshtjen pasi edi rama kercenoi oficerin emiljano nuhu se tregoi fakte te verteta kundra qeverise.
Kjo prokurori guxon dhe hap hetim per Zerin e Amerikes. Dhe ndaj kujt ???
Ndaj Zerit te Amerikes.
Ky eshte tamam fundi.
Kjo ishte reforma ne drejtesi, ky ishte vetingu, kjo eshte “drejtesia e re”.
Prokurori e vene ne sherbim te nje zvarraniku pushteti si edi rama,ketij me te shplarit e me te peshtirit e zvarranikeve te karriges me merimanga te pushtetit.”, shkruan Vasili.
“Zëri i Amerikës” publikoi të dhëna që implikonin kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon, në biseda dhe dreka me grupin e Avdylajve, të akuzuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.