Numri i të vdekurve në SHBA nga i ftohti është rritur në 21. Dhjetëra miliona amerikanë u përballën me temperatura të ngjashme me ato Arktik, kur ditën e djeshme termometri ka shënuar të paktën deri në -48C.
“Mirror” shkruan se autoritetet në SHBA e kanë lidhur vdekjen e shumë njerëzve gjatë këtyre ditëve me të ftohtin që ka përfshirë vendin.
Numri i të vdekurve u rrit nga një 12 që ishte, në 21, pasi nëntë persona të tjerë u raportuan të vdekur në Çikago. Sipas Dr Stathis Poulakidas në spitalin John H Stroger Jr të qytetit, ata kanë vdekur nga komplikimet e lidhura me të ftohtin.
Një student i Universitetit të Ioëa u gjet i vdekur në kampusin universitar mëngjesin e të mërkurës.
Në momentin kur policia gjeti 18-vjeçarin Gerald Belz të pajetë, termometri kishte shënuar -46C, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Personat e pastrehë janë veçanërisht në rrezik, dhe në Çikago dhe qytete të tjera janë ngritur streha ngrohëse.